Policia ka zbardhet një ngjarje të ndodhur disa ditë më parë, e raportuar si aksidentale, në qytetin e Kamzës.
Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, është arrestuar në flagrancë shtetasi D. I., 62 vjeç që dyshohet se ka dhunuar dhe ka hedhur nga ballkoni i banesës, bashkëjetuesen e tij, dhe më pas të dy e kanë raportuar si ngjarje aksidentale.
Shtetasja V. H. e përfshirë në konflikt nuk raportohet të ketë pasur lëndime serioze për jetën.
Shërbimet e Policisë, nisur nga dyshimet e krijuara mbi kallëzimin e shtetases V.H., për rënien e saj nga ballkoni i banesës, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
62-vjeçari i akuzuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë dyshohet se më datë 11 mars ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij dhe më pas e ka hedhur atë nga ballkoni i katit të tretë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës