Aksidenti i rëndë në Thumanë-Fushë Krujë, ky është i riu që humbi jetën

12:06 | 24 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Ky është Dejvi Allamani, i riu që mbeti viktimë e aksidentit të mbrëmjes së kaluar në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë. Tre makina u përfshinë në aksident, ndërsa i riu i cili drejtuesi i një prej mjeteve ndërroi jetë.

Si pasojë mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë. Përplasja ishte tepër e fortë, pasi për të nxjerrë trupin e viktimës nga mjeti i shkatërruar ndërhynë shërbimet zjarrfikëse.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë. /abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale