Kryeministri Albin Kurti, në foltoren e Kuvendit citoi fjalimin e saj historik të vitit 1998, mbi urdhrin e sulmeve të NATO-s, ndaj Serbisë, shkruan arbresh.info.
Kurti tha se historia i dha të drejtë zonjës sekretare sepse NATO u dha fund iluzioneve të Milloshoviqit.
“Pesë muaj para se të fillonin bombardimet e NATO-S, në fjalimin e saj me 27 tetor 1998, Madeleine Albright, raportonte departamentit të shtetit në Washington që “ Dy javë më parë NATO ndërmori hapin historik për autorizimin e komandantit të NATO-s për të nisur sulme ajrore vetëm për të dytën herë në historinë saj 50 vjeçare. Duhet ta kemi parasysh historinë e Milloshoviqit, mosgatishmërinë e tij të tej zgjatur për të negociuar seriozisht dhe barbarinë e akumuluar. 0203shtë jetike të kuptojmë se kriza humanitare shmanget kriza politike mbetet”, kështu kishte thënë ish- sekretarja dhe vërtet historia i dha të drejtë zonjës sekretare sepse NATO u dha fund iluzioneve të Milloshoviqit kurse çlirimi i Kosovës dhe pavarësimi i saj më pas i shtoi Evropës dhe botës një shtet të ri dhe demokratik ku respektohen të drejtat e të gjithë qytetarëve”, deklaroi Kurti/arbresh.info/
Zelensky: Ukrainasit duan paqe, por jo me çdo kusht
“Mirënjohës për punën, mundin e sakrificën për gjithë Kombin...
Kurti: Daci do të mbetet emër i rëndësishëm në historinë e s...
Pacolli reagon për vdekjen e Nexhat Dacit
Osmani reagon për ndarjen nga jeta të Nexhat Dacit: Nga akad...
Kush ishte Nexhat Daci? Jeta dhe veprimtaria e akademikut që...