Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vdekjes së mikes së madhe të shqiptarëve, Madeleine Albright, sot në moshën 84-vjeçare.
Kurti e ka quajtur ish-sekretaren Albright mike të Kosovës deri në fund.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Madeline Albright, një grua e shquar me moral të pa kompromis për Shtetet e Bashkuara, një mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoqën paqen, lirinë dhe demokracinë”.
“Do të na mungosh, zonja sekretare”, ka shkruar tutje Kurti, transmeton arbresh.info.
Ndryshe, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka vdekur të mërkurën (sot), në moshën 84-vjeçare. Ajo vdiq nga kanceri, u bë e ditur në një njoftim të publikuar në llogarinë e Albright në Tëitter.
Ajo ishte gruaja e parë e zgjedhur në këtë post. Albright ishte sekretare në kohën kur u zhvillua lufta në Kosovë.
Saddened to hear of the passing of Madeline Albright, a remarkable woman with uncompromising morals for the United States, a friend of Kosova to the end, and a partner with all who pursued peace, freedom and democracy. We will miss you, Madam Secretary. pic.twitter.com/Dr1kYgOREv
— Albin Kurti (@albinkurti) March 23, 2022
Madeleine Albright ka vizituar dy herë Kosovën, më 2005 dhe 2019. Më 2005, mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë më 2019, ishte e pranishme në ngritjen e bustit në nderim të saj./arbresh.info/
Saddened to hear of the passing of Madeline Albright, a remarkable woman with uncompromising morals for the United States, a friend of Kosova to the end, and a partner with all who pursued peace, freedom and democracy. We will miss you, Madam Secretary. pic.twitter.com/Dr1kYgOREv
— Albin Kurti (@albinkurti) March 23, 2022
Mbyllet pa gola pjesa e parë e finales së Carabao Cup mes Ar...
Vdes tragjikisht 19 vjeçari shqiptar, ra nga skelet ne Angli
Protesta e opozitës, 1400 efektivë policie në terren për gar...
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi ...
Këta janë dy efektivët që shpëtuan nga mbytja 59-vjeçaren në...
Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën Korrek...