Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi dhe njëherit i dërguar i ambasadorit në Washington, Miodrag Vllahoviq, e ka kritikuar ministrin aktual të Jashtëm të Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq, pasi iu referua Kosovës me termin “Kosovë e Metohi”.
Raduloviq përmes një deklarate iu referua Kosovës me termin për të cilin Vllahoviq e ka cilësuar si “diplomaci teletabis”.
Vllahoviq shkruan në Twitter se, kjo është “injorancë dhe në kundërshtim me rregullat diplomatike”.
“Injoranca e ngjeshur në 19 sekonda: (1) “Personat e zhvendosur” nuk kanë ekzistuar që nga viti 2006; (2) Shteti fqinj nuk quhet Kosovë e Metohi; (3) “Ata dërguan një notë dhe MVP u përgjigj pozitivisht…” Ata shprehën një dëshirë! Diplomacia Teletabis”, shkruan ai./arbresh.info/
Zgusnuto neznanje u 19 sekundi, uz vrlo diplomatsko slijeganje ramenima: (1) “Raseljena lica” ne postoje od 2006; (2) Susjedna država se ne zove Kosovo i Metohija; (3) “Oni su poslali notu i MVP je pozitivno odgovorilo …” Izrazili su želju!? Teletabis diplomatija. @MFA_MNE pic.twitter.com/povqRnL16q
— Miodrag Vlahovic???? (@Mico_Vlahovic) March 22, 2022
Kurti kujton protestat studentore të ‘81, viziton veprimtari...
Berisha i AAK-së: Jemi në një situatë të rëndë sa i përket s...
Çka ndodhi dje me Gjestin? Zbulohen detaje
Tchouaméni: Më e rëndësishmja nuk është gjendja ime, por fit...
Kryesia e GUXO në Deçan largohet nga subjekti pas moskandidi...
Tahiri: Kosova në situatën më të rëndë pas pavarësisë, ekono...