Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Edhe së fundmi, Rita postoi disa foto të reja teksa shihet me miqtë e saj duke u argëtuar në Disneyland në Los Angeles, shkruan arbresh.info
E veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona bezhë, kapele dhe syze dielli me ngjyrë të zezë, 31-vjeçarja dukej mahnitëse dhe në formë të mirë.
Përveç fotove ku shihet vetëm, Rita bashkëngjiti edhe ato me shoqëri, teksa shihen duke kaluar kohë argëtuese në parkun e lojërave.

“Kam kaluar kohën më të mirë të jetës sime në Disney land me të preferuarat e mia! Faqet e mia më dhembin nga të qeshurit kaq shumë”, ka shkruar ndër tjera Rita.
Ndryshe, kujtojmë që së fundmi Rita pozoi për kopertinën e revistës së njohur “Harper’s Bazaar” të edicionit australian. / arbresh.info/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...