Tammy Abraham është vetëm i dyti pas Robert Lewandowski për golat e shënuar në vitin 2022 në pesë ligat më të mira të Evropës.
Sulmuesi anglez shënoi një dygolësh në fitoren 3-0 të Romës ndaj rivalëve të qytetit Lazio në derbin della Capitale të dielën dhe tani ka 23 gola në 40 paraqitje me Giallorossët.
Ai është sulmuesi më efektiv në Serie A në vitin e ri dhe do të bëhet debutuesi më i mirë në historinë e Romës nëse shënon dy gola të tjerë deri në fund të sezonit.
Ish-sulmuesi i Chelseat ka shënuar nëntë gola në 11 paraqitje në vitin 2022, një gol çdo 105 minuta. Enes Unal i Getafes ka arritur të njëjtën sasi golash që nga fillimi i janarit dhe vetëm Robert Lewandowski ka më shumë në pesë ligat më të mira të Evropës: 12 në 10 paraqitje, një gol çdo 75 minuta.
Abraham tashmë ka barazuar rekordin e tij personal për golat e ligës në një sezon (15, njësoj si në 2019-20 me Chelsean) dhe u bë lojtari i parë i Romës që shënon dy gola në një derbi që nga Francesco Totti në vitin 2015.
Anglezi iu bashkua Romës nga Chelsea në një marrëveshje prej 40 milionë euro verën e kaluar dhe kontrata e tij në Stadio Olimpico skadon në 2026. /Telegrafi/
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër