Një diplomat grek i cili u gjend në Ukrainë gjatë bombardimeve ruse në Mariuop, tha se shkatërrimi i qytetit të rrethuar është i njejtë më atë Guernicës, Stalingradit, Groznit dhe Alepos.
Manolis Androulakis, Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Mariupol, u kthye në Athinë të martën pasi organizoi disa evakuime të suksesshme të shtetasve grekë dhe grekëve etnikë, shkruan bbc, transmeton portal arbresh.info
Ai u bëri thirrje njerëzve që “të bashkojnë zërat e tyre për të kërkuar një armëpushim”.
Androulakis është cilësuar si hero në Greqi për qëndrimin në Mariupol gjatë bombardimeve. Ai tha se Mariupol do të mbahet mend si një qytet “i shkatërruar plotësisht nga lufta”.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e përshkruan bombardimin e Mariupolit si një krim lufte.
Androulakis tha se “për momentin, civilët goditen verbërisht dhe pafuqishëm” në qytetin port.
“Në 24 orë, që më vështirësuan përpjekjet e mia, e gjithë infrastruktura u shkatërrua, gjithçka u bombardua. Qyteti nuk ka rrymë, ujë dhe njerëzit nuk kanë komunikim”, tha ai./arbresh.info/
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë