Roma e ka fituar “Derby della Capitale” me rezultat bindës 3-0 ndaj Lazio në kuadër të javës së 30-të në Serie A.
Pas vetëm një minute lojë në Olimpico, Giallorossët kaluan në epërsi me anë të Tammy Abraham.
Vendasit nuk u ndalën me kaq dhe realizuan edhe të dytin në minutën e 22-të, sërish me anë të sulmuesit anglez.
Për t’u përkujdesur për rezultatin final 3-0, u përkujdes Lorenzo Pellegrini që realizoi një super gol nga gjuajtja e lirë.
Në 45 minutat e dytë, Lazio ishte më e mobilizuar dhe nuk lejoi hapësira të mëdha mbrapa, duke mos pranuar edhe kështu gol.
Roma tentoi që të mbante rezultatin dhe të shënonte edhe golat e tjerë, por që vlen të theksohet se ishte njëra ndër paraqitjet brilante të tyre deri më tani në këtë edicion.
Pas javës së 30-të, Roma gjendet në vendin e pestë me 51 pikë, dy më shumë se Lazio në të gjashtin.
Kurti i dërgoi mesazh Hamzës në mbrëmje, Çitaku zbulon përmb...
Ronaldo realizon tjetër gol, Al Nassr afër titullit kampion
Tjetër penallti në “Metropolitano”, Alvarez barazon
Kurti takon virtualisht Haddad, flasin për integrimin evropi...
Prishtina 01 fituese e Kupës së Kosovës në futsal
Arsenali shkon në pushim me epërsi ndaj Atleticos