Manchester United i është thënë se rindërtimi i Old Trafford do të kushtojë deri në 1.5 miliardë funte.
Zyrtarët e United janë këshilluar se planet drastike për të ndërtuar një stadium më të avancuar në tokën ngjitur me Old Trafford do ta bëjnë atë më të shtrenjtën ndonjëherë në vend.
Sipas konsulentëve të jashtëm, kostoja e një stadium të ri me kapacitet 80 mijë ulëse pritet të tejalojë shtëpinë më moderne të Tottenham prej 1.1 miliardë funtesh.
Çmimet e çelikut dhe materialeve thelbësore janë rritur ndjeshëm që kur Tottenham përfundoi terrenin e tyre, ndërsa konflikti në Ukrainë po krijon pasiguri dhe rritje të çmimeve për projektet e mëdha të ndërtimit.
Kuptohet që United mund të mbulojë kostot e ndërtimit nëpërmjet huave dhe emetimit të obligacioneve./Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...