Dy minatorë mbetën brenda një galerie artizanale të nxjerrjes së kromit në zonën e thellë malore në Lajthizë të Tropojës.
Ata kishin hyrë në mëngjes për të gërmuar mineral në galeri kur tavani dhe muret e saj janë shembur.
Minatorët që ishin jashtë kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë nxituar që të nxjerrin kolegët e tyre në dalin e galerisë por 41-vjeçari Adil Dauti nga fshati Gegaj është gjetur i pajetë i goditur nga gurët.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe bashkë me ta edhe ekipet e kërkim shpëtimit të galerive të cilët kanë gjetur të pajetë të Afrim Zhutaj, 43 vjeç nga Kepeneku i Tropojës.
Në fillim u dyshua se në galeri ishin tre persona, por pas kërkimeve dhe verifikimeve u vërtetua se ishin vetëm dy viktimat.
Kjo është zona ku ka ndodhur aksidenti në minierë. një zonë shumë e thellë malore e cila është e mbushur me galeri të vogla nën tokën e pasur me mineral kromi.
Ato janë të përhapura në të gjithë zonën dhe banorët e fshatrave përreth punojnë me kushte sigurie të papërshtatshme. Pikërisht nga këtu e ka nisur hetimin policia. /tch/
Rriten çmimet e biletave në pothuajse të gjitha linjat ndëru...
Tifozët shqiptarë që u arrestuan në Serbi dalin nesër para g...
Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen m...
Abdixhiku: E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nu...
Policia me aksion kundër motoçikletave në Gjilan
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...