Komiteti Olimpik i Kosovës së shpejti do të bëhet me zyre dhe objekt të ri. KOK do të zhvendoset në objektin e Qendrës Kulturore Rekreative në Gërmi, të cilin e ka marrë në shfrytëzim nga Ndërmarrja Publike Lokale “Sport Marketing” Sh. A.
Kontrata është nënshkruar të mërkurën nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe kryeshefi ekzekutiv i NPL “Sport Marketing” Sh. A., Liridon Llapashtica, derisa i pranishëm në nënshkrimin e kontratës ishte edhe nënpresidenti i KOK-ut, Milaim Kelmendi.
Presidenti Krasniqi ka vlerësuar lartë arritjen e marrëveshjes, e cila i jep të drejtën KOK-ut që të shfrytëzojë hapësirat e këtij objekti.
“Është marrëveshje shumë e mirë, e cila na mundëson që administrata e KOK-ut, të ketë mundësi dhe hapësirë më të madhe për punë. KOK, si institucioni më i lartë sportiv në vend, e meriton të ketë një objekt të veçantë. Ne planifikojmë që me mbështetje nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, të investojmë në këtë objekt, i cili do të bëhet shembull edhe për Komitetet Olimpike të Rajonit”, deklaroi Krasniqi./Arbresh.info

Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...