Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka uruar Presidentin Duka me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit për një mandat 4-vjeçar.
Përmes një telegrami urimi, Presidenti Infantino i shpreh urimet më të sinqerta Presidenti Duka, duke e falënderuar për të gjitha përpjekjet, punën dhe kontributin e tij të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit dhe promovimin e vlerave të tij në Shqipëri, përcjell arbresh.info.
Ndër të tjera Presidenti i FIFA-s i uron edhe anëtarëve të sapo zgjedhur të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së sa më shumë suksese në të gjithë sfidat që janë përpara.
Lexo edhe:
Më poshtë edhe letra e plotë e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino drejtuar Presidentit të FSHF-së, Armand Duka:
I nderuar President,
Ju lutemi pranoni urimet e mia më të ngrohta dhe të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për një mandat katërvjeçar, në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore 2022 të FSHF-së të zhvilluar të martën në Tiranë.
Do t’u isha mirënjohës nëse mund t’i përcillni urimet e mia për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur bashkë me ju, ndërsa shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj për të gjitha përpjekjet tuaja, punën dhe kontributin tuaj të rëndësishëm në zhvillimin e sportit tonë dhe promovimin e vlerave të tij në Shqipëri.
Duke ju dërguar juve dhe ekipit tuaj urimet më të mira për këtë mandat të ri dhe sa më shumë suksese në të gjithë sfidat që janë përpara i nderuar President, pres të vazhdoj të punoj me ju për rritjen dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri në vitet në vijim.
I juaj në futboll,
Gianni Infantino

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...