Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss tha se është skeptike për bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Unë jam skeptike në lidhje me bisedimet e paqes, derisa Putin është ende duke bërë luftë në Ukrainë. Ai duhet të zbatojë një armëpushim dhe të tërheqë trupat e tij që ato bisedime të paqes të merren seriozisht”, tha Truss për BBC.
Ajo tha se Vladimir Putin ka “shkatërruar sigurinë evropiane” dhe ka përdorur “armë të tmerrshme dhe forcë të tmerrshme” në pushtimin e Ukrainës.
“Një nga mënyrat se si Putin financon luftën e tij është përmes të ardhurave nga nafta dhe gazi dhe natyrisht nuk po them se jemi dakord me çdo politikë të Arabisë Saudite ose Emiratet e Bashkuara Arabe, por ato nuk përbëjnë një kërcënim për sigurinë globale në ashtu siç bën Vladimir Putin”, thotë ajo.
Truss tha se duhet të ndalohet Putini me “çdo kusht” dhe se “ai është kërcënimi i vërtetë me të cilin përballet bota”./REL/
Ministri shqiptar i Mbrojtjes takon drejtuesit e NATO-s në B...
Një milion evropianë i kërkojnë BE-së të pezullojë marrëvesh...
Nga nesër nis aplikimi i subvencioneve në faturat e rrymës p...
Laporta i ashpër me gjyqtarët: Turp, e papranueshme dhe e pa...
Dalin pensionet e moshës dhe ato kontribuuese
Luajti i gjakosur deri në fund të takimit me Atleticon, Ferm...