Një grua shtatzënë e plagosur, e cila u mor me barelë nga një maternitet që u bombardua nga Rusia javën e kaluar, ka vdekur së bashku me foshnjën e saj, ka mësuar agjencia e lajmeve Associated Press.
Imazhet e gruas, të cilën AP nuk ka mundur ta identifikojë, u panë në mbarë botën, duke personifikuar tmerrin e një sulmi ndaj civilëve, transmeton portal arbresh.info
Ajo ishte një nga të paktën tre gratë shtatzëna të gjurmuara nga AP nga materniteti që u bombardua të mërkurën në qytetin ukrainas të Mariupol. Dy të tjerët mbijetuan, së bashku me vajzat e tyre të porsalindura.

Gruaja u dërgua në një spital tjetër, më afër vijës së frontit, ku mjekët u përpoqën ta shpëtonin. Duke kuptuar se po humbiste fëmijën e saj, mjekët thanë, ajo u kishte thirrur atyre: “Më vrisni tani!”
Në kaosin pas sulmit ajror, punonjësit e mjekësisë nuk morën emrin e saj përpara se burri dhe babai i saj t’ia merrnin trupin e saj. Mjekët thanë se ishin mirënjohës që ajo nuk përfundoi në varret masive që po gërmoheshin për të vdekurit në Mariupol.
Sulmi ndaj maternitetit në Mariupol është dënuar ashpër nga liderët ndërkombëtarë.
Rusia ka pretenduar se materniteti ishte marrë nga ekstremistët ukrainës për t’u përdorur si bazë ushtarake dhe se nuk kishte asnjë pacient brenda, deklaratë e cila është mohuar nga autoritetet e Ukrainës.
Mariupol, qytet me 430 mijë banorë, është kthyer në një simbol të rezistencës ndaj pushtimit rus në Ukrainë./ap/arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...