Siç parashikohej, një fundjavë me reshje të dendura dëbore kanë përfshirë Turqinë dhe Greqinë, duke shkaktuar ndërprerje dhe kaos në rrugë.
Katër kamionë dhe një automjet pastrimi u përplasën me njëri-tjetrin në një autostradë në provincën e Stambollit të shtunën, sipas zyrës së guvernatorit. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person, transmeton portal arbresh.info
Për të dytën ditë, trafiku ajror nga aeroportet e Stambollit u kufizua.
Kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoğlu u bëri thirrje banorëve të shmangin drejtimin e automjeteve, duke paralajmëruar se moti i keq pritet të vazhdojë edhe për disa ditë.
Shërbimi i motit turk pret që në ditët në vijim të bjerë shumë borë në Anadollin Lindor dhe rreth rajonit të Detit të Zi. Një stuhi parashikohet të dielën edhe në rajonin e Antalisë.
Gjithashtu nga moti i keq është përfshirë edhe Greqia.
Në veri të vendit, temperaturat kishin rënë në rreth minus 15 gradë Celsius (5 gradë Fahrenheit) gjatë natës.
Motoristët janë urdhëruar të udhëtojnë me zinxhirë dëbore në pjesë të Greqisë kontinentale për të parandaluar bllokimin e tyre.
Hekurudhat gjithashtu kanë pezulluar trafikun midis Athinës dhe rajoneve veriore të vendit për 24 orë, njoftoi radioja shtetërore të shtunën.
Meterologët grekë presin që moti të përmisohet gradualisht nga dita e dielë.
Vetëm pak javë më parë, një stuhi e papritur dëbore shkaktoi kaos trafiku në të dy vendet, ku disa mijëra njerëz të bllokuar në makinat e tyre në autostrada gjatë natës./dailysabah/arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...