Një diplomat i lartë rus paralajmëroi se Moska do të sulmojë dërgesat e Perëndimit për pajisje me armë dhe municione në Ukrainë.
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Ryabkov tha se Moska ka paralajmëruar SHBA-në se do t’i konsideronte objektiva legjitimë ushtarakë dërgesat amerikane dhe të Perëndimit në Ukranë.
Ryabkov tha se Rusia “paralajmëroi SHBA-në se dërgimi i armëve në Ukrainë nga një numër vendesh që ajo orkestron nuk është vetëm një veprim i rrezikshëm, është një veprim që i bën ato autokolona objektiva legjitime”.
Ai gjithashtu denoncoi sanksionet e SHBA-së kundër Moskës si një “përpjekje të paprecedentë për t’i dhënë një goditje serioze sektorëve të ndryshëm të ekonomisë ruse”, por vuri në dukje se Moska do të veprojë në një mënyrë të matur për të shmangur dëmtimin e vetvetes.
Rusët kishin njoftuar edhe më parë se do të sulmonin dërgesat e Perëndimit në Ukrainë duke bërë që të përgjigjet shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili tha se kjo do të sillte një përshkallëzim të rrezikshme të situatës. /abcnews/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...