Java e 25-të në BKT Superligën e Kosovës do të startojë sot me dy ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.
Kampionati tanimë po bëhet interesant pas çdo ndeshje dhe kështu pritet të jetë edhe në kuadër të xhiros së 25-të.
Prishtina e cila mori fitoren e parë në pranverë duke mposhtur Feronikelin, e pret një përballje e vështirë këtë javë.
Kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet me Ulpianën në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Kryeqytetasit kanë marrë katër pikë nga dy përballjet me lipjanasit këtë edicion, teksa në Gjilan dy ekipet duan të marrin pikë për t’i arritur objektivat.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet mes Ballkanit dhe Feronikelit.
Lideri aktual i kampionatit pas humbjes nga Malisheva pritet të rikthehet te fitoret përballë Niklit.
Të dyja takimet e ditës së sotme pritet të fillojnë nga ora 13:00./telegrafi/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...