Drejtuesit e Paris Saint-Germain janë në kontakt me Fabio Paratici, pasi po kërkojnë të zëvendësojnë drejtorin sportiv aktual, Leonardon.
Marrëdhënia mes ish- lojtarit të Milanit dhe drejtuesve të klubit francez thuhet se është shkatërruar plotësisht pas kolapsit të skuadrës kundër Real Madridit në ndeshjen e dytë të raundin të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve në fillim të kësaj jave.
PSG është gati të bëjë një sërë ndryshimesh, duke përfshirë zëvendësimin e trajnerit Mauricio Pochettino me Zinedine Zidanen, dhe Leonardo thuhet se do t’i tregohet dera, që do të thotë se klubi tani duhet të kërkojë zëvendësuesin e tij.
Siç raportohet nga TuttoMercatoWeb, PSG ka kontaktuar drejtpërdrejt me Paraticin i cili është pjesë e Tottenham.
Këto ishin vetëm kontakte fillestare për të zbuluar se a do të dëshironte italiani largimin, pasi oferta mund të ishte joshëse për drejtorin sportiv
PSG-ja është gjithashtu e interesuar të punësojë edhe ish-drejtuesin e Juventusit, Jean-Claude Blanc dhe nuk ka asnjë garanci që Paratici do të largohet nga Londra Veriore, që kështu po shikohen edhe opsione tjera.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër