Osmani takon Stoltenbergun dhe Erdoganin në Forumin Diplomatik në Antali

15:41 | 11 Mars 2022
V. S.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në Forumin Diplomatik në Antali të Turqisë.

Përmes një postimi në twitter, Osmani ka bërë të ditur se është takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Mezi pres të takoj liderët tjerë botërorë për të ritheksuar domosdoshmërinë e takimit për diplomaci. Dhe për të promovuar agjendën e fortë euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar ajo në “Twitter”./arbresh.info/

Image

Shpërndaje në rrjete sociale