Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), shumë njerëzve në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit tani kanë mbetur pa ushqim për fëmijët e tyre.
Ata thonë gjithashtu se nuk ka ujë apo ngrohje në qytetin ku më shumë se 400,000 njerëz janë nën rrethim nga forcat ruse për më shumë se një javë, transmeton portal arbresh.info
Ekipi i Kryqit të Kuq në Mariupol ka deklaruar se njerëzit tani atje janë duke luftuar me njëri-tjetrin për ushqim.
Të gjitha dyqanet dhe farmacitë janë plaçkitur dhe pa furnizim me gaz dhe temperatura gjatë natës pritet të bjerë në -5 gradë Celsius, do të jetë shumë e vështirë të mbash ngrohtë.
Ekipi paralajmëron për një gjendje shumë të vështirë të banorëve atje./arbresh.info/
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...