Sot një litër vaj në Kosovë është shitur me çmim 3.49 cent. Për këtë gjë një dyqan ushqimor në Skenderaj është gjobitur, me një mijë euro.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.
Ai tha se do të kenë zero tolerancë për abuzuesit, teksa shtoi se do të gjobitin secilin person që mundohet të përfitojë në mënyrë të pandershme.
“Gjobë për secilin që provon të përfitojë në mënyrë të pandershme! Nuk mund të ndryshojmë rrjedhën e tregjeve botërore, por mund të shtojmë mbikëqyrjen në qendrat tregtare dhe dyqanet ushqimore, nëse ato apo kushdo tjetër që bën tregti, luan me çmime, në këtë kohë pa kohë kur disa artikuj ushqimor dhe jo ushqimor kanë lëvizje të çmimeve. Nuk do të lejojmë të shfrytëzohet rasti për përfitim të paligjshëm, siç është rasti i sotëm në një prej qendrave tregtare, ku 1 litër vaj është shitur me çmim prej 3.49 euro, pavarësisht çmimit shumë më të lirë të furnizimit. Zero tolerancë për abuzuesit!”, ka shkruar Nura në një postim në “Facebook”.
Ai ka bashkangjitur edhe vendimin e dënimit prej 1 mijë euro për biznesin në fjalë.

Komuna e Prishtinës shqipton 4 gjoba nga 500 euro për hedhje...
‘‘Problemet pas 100 eurove’’, Cakolli për vendimin e qeveris...
Olympiacos mposht Fenerbahçe, kalon në finale të EuroLeague
Zgjedhjet e 7 qershorit, mbi 15 mijë votues më shumë në list...
Zjarr në Vlorë, era e fortë përhap me shpejtësi flakët në ko...
Miftaraj: Kurti, politikan mesatar ballkanik – Gjatë qeveris...