Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se “Rusia do të bombardojë Ukrainën pa dallim ndaj civilëve ashtu siç ka vepruar në të gjithë Sirinë, kryesisht në Halep”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian (PE), Borrell foli në sesionin me temë mbi agresivitetin e Rusisë kundër Ukrainës dhe për rolin e BE-së në situatën e sigurisë së Evropës dhe në botën e ndryshuar pas luftës.
“Ushtria ruse po bën vetëm atë që di. Këtë e ka bërë në Halep, në të gjithë Sirinë, në Çeçeni, duke bombarduar dhe të njëjtën do të bëjë tani edhe në Ukrainë duke mos pasur asnjë shqetësim për humbjet civile”, tha Borrell.
Ai tha se BE-ja ka marrë shumë masa kundër Rusisë por që sërish janë të “pamjaftueshme dhe të vonuara”. Borrell e ka cilësuar si “armatosje të varësisë reciproke” varësinë e Unionit për energji ndaj Rusisë.
“Ne jemi absolutisht të varur nga gazi rus dhe puna e parë që duhet të bëjmë është të shpëtojmë nga kjo”, deklaroi Borrell.
Duke iu referuar ndalimit të BE-së për operacionet që lidhen me menaxhimin e rezervave dhe aktiviteteve të Bankës Qendrore të Rusisë, Borrell tha se pavarësisht kësaj rrjedha e parave nuk është ndalur për shkak të varësisë nga gazi dhe se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin vazhdon të financojë luftën me paratë që rrjedhin nga BE-ja.
Lidhur me objektivin e BE-së për të shkurtuar dy të tretat e varësisë së saj nga Rusia deri në fund të vitit, Borrell tha: “Kur pamë pushtimin në Krime, ne e dinim se duhej të pakësonim varësinë tonë ndaj energjisë ruse, por në vend që ta pakësonim ne vetëm e rritëm”.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...