Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për vendimet në këtë gjendje të jashtëzakonshëm.
Në një konferencë për media, Tahiri ka thënë se situata në Kosovës është shumë më serioze se sa po e trajton Qeveria, raporton arbresh.info
AAK, ka publikuar pesë masa si rekomandim për Qeverinë për të dal nga kjo krizë.
“ Sot kemi thirrur një konferenca të jashtëzakonshëm pasi që situata në Kosovë është shumë më serioze se sa Qeveria e Kosovës po e trajton. Situata më gjendjen ekonomike është e jashtëzakonshëm. Qytetaret e Kosovës sot luftojnë për ekzistencë.Artikujt ushqimore, rryma e derivatet janë rritur. Përfundimisht situata në Kosovës, kurrë s’ka qenë më e rend ekonomikisht. Ne do ti sugjerojmë disa vendime Qeverisë. Qeveria ne vend se të merret më rritjen e pagave po i rrisin çmimet. Ne i kemi pese pika që ju sugjerojmë: 1 Kërkojmë që Qeveria të gjithë zyrtarëve publik të ju ndahet një shtesë prej 100 euro, 2 Kërkojmë që përkohësisht të largohet akciza, 3 kërkojmë që subvencionimi nga Ministria e Bujqësisë të bëhet më masa emergjente, 4 ka të bëjë më pagën minimale, 5 ka të bëjë më energjinë”, ka thënë Tahiri. /arbresh.info/


8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër