Ish-kampioni i boksit në peshat e rënda Wladimir Klitschko, vëllai i kryetarit të bashkisë së Kyivit dhe boksierit Vitali Klitschko, tha se të shtënat janë “të vazhdueshme” rreth kryeqytetit ukrainas, Kyiv, raporton CNN.
Klitschko, i cili u tërhoq nga boksi profesionist në vitin 2017, iu bashkua forcave ushtarake të Ukrainës pasi u regjistrua në ushtrinë rezervë muajin e kaluar, përcjell Gazeta Express.
“Në qytetin e Kyivit, kur shkoni në shtrat, dëgjoni shpërthime”, tha Klitschko në një intervistë me CNN.
“Ky presion është i madh dhe gjigant mbi ne, ukrainasit, por ne qëndrojmë së bashku kundër këtij agresioni rus”, tha ai.
Klitschko paralajmëroi gjithashtu për potencialin e raketave ruse që ta godasin një central bërthamor.
Javën e kaluar, trupat ruse e pushtuan Zaporizhzhian, centralin më të madh bërthamor të Ukrainës, pasi një zjarr i shkaktuar nga sulmi u shua.
Vendet në mbarë botën e dënuan me shpejtësi atë sulm, me ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë që paralajmëroi se një sulm në centralin bërthamor është “krim lufte” dhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara thirri një mbledhje urgjente.
“Ukraina është nën kërcënim të madh dhe bota është nën kërcënim të madh”, tha Klitschko.
“Për të mos harruar se ato raketa që fluturojnë në anën ukrainase – raketat ruse – mund të shkatërrojnë një nga termocentralet e shumta bërthamore që kemi. Njëri ishte djegur dy ditë më parë”, tha ai.
Pothuajse 75.000 meksikanë janë kthyer vullnetarisht nga SHB...
Arrestohet një shtetas i Kosovës në Serbi, MPJD: Rrezik për ...
Arrestimi i katër zyrtarëve të komunës së Gjakovës, Gjini: P...
Çitaku për Musliun: Ushtroi të drejtën kushtetuese të fjalës...
Stafi mjekësor i Barcelonës ka mbetur gojë-hapur nga ajo që ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë, për keqpërdorim të pozi...