Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.557 testime, janë regjistruar 340 raste të reja me COVID-19.
Prej rasteve të reja 198 janë në Shkup, Veles 21, Kumanovë 17, Prilep 16, Manastir 14, Kavadar 13, Tetovë 10, Gostivar dhe Resnjë 8, Gjevgjeli 7, Kërçovë dhe Radovish 5, Koçani 3, Negotinë, Berovë dhe Bogdanci 2 dhe nga 1 në Ohër, Shtip, Strugë, Kirva Pallankë, Dibër, Vallandovë, Kratovë, Demir Hisar dhe Demir Kapi. Nga gjithsej 340 raste, 56 janë riinfektime.
Po ashtu janë regjistruar edhe 526 pacientë të shëruar dhe 11 të tjerë kanë humbur jetën.
Kujtojmë se në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 300.106 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 288.761 janë shëruar dhe 9.097 persona kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 2.248 raste aktive.
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...
Qiproja nuk i lejoi të marrë pjesë me simbole shtetërore, ka...
Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin...
Valë ekstreme e të ftohtit në SHBA
Kontrolloni nëse ju duhet një jastëk i ri: Truku 30-sekondës...
Real Madridi fiton në “Mestalla“ ndaj Valencias dhe vazhdon ...