Mëngjesin e së hënës ka pasur luftime të ashpra në një zonë të gjerë nga veriu në perëndim të Kyivit, sipas zyrtarëve ukrainas dhe përmbajtjes së mediave sociale.
Forcat ruse duket se kanë shkuar në ofensivë në disa zona për të shtyrë drejt kryeqytetit ukrainas, shkruan Cnn transmeton arbresh.info
“Me tërbim ekstrem, armiku shkatërron Buçën, Hostomelin, Vorzelin, Irpin. Ata vrasin qëllimisht civilë”, tha kryetari i Kyivit, Vitaly Klitschko.
Raportime të shumta flasin për zjarr të fortë në të katër qarqet të hënën ndërsa civilët vazhdojnë të ikin nga luftimet.
“Ne po bëjmë gjithçka në kryeqytet për ta mbështetur qytetin, për të krijuar një rezervë me ushqime, ilaçe, mallra bazike. Ne shpërndajmë dhe ofrojmë ndihma për ata që kanë më shumë nevojë sot. Ndihma humanitare u dërgua edhe në Chernihiv [një qytet në veri e Kyivit]”, shtoi Klitschko.
“Ne po përpiqemi ta dorëzojmë në Bucha dhe Hostomel. Ne po formojmë ngarkesa humanitare për disa qytete të tjera. Kryeqyteti po përgatitet për mbrojtje. Unë u kërkoj të gjithë banorëve të Kyivit ta ruajnë qetësinë, të qëndrojnë në shtëpi ose — në rast alarmi — në strehimore”, tha ai.
Kryetari i Hostomel, Yuriy Prylypko, u vra ndërsa “u shpërndante bukë të uriturve dhe ilaçe të sëmurëve, duke ngushëlluar të dëshpëruarit”, sipas faqes së qytetit në Facebook. Dy të tjerë me të u vranë gjithashtu. / arbresh.info/
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...