Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi, njoftoi se më shumë se 1,5 milion refugjatë në Ukrainë kanë kaluar në vendet fqinje që nga fillimi i ofensivës ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në Twitter, Grandi dha informacione për civilët e zhvendosur që nga 24 shkurti për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
Duke theksuar se më shumë se 1,5 milion refugjatë nga Ukraina kanë kaluar në vendet fqinje brenda dhjetë ditëve, Grandi tha: “Kjo është kriza e refugjatëve në rritje më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.
Sipas të dhënave të OKB-së, më shumë se gjysma e refugjatëve ukrainas kanë kaluar në Poloni. Hungaria, Moldavia, Sllovakia, Rumania dhe vende të tjera evropiane radhiten përkatësisht pas Polonisë.
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...