Të paktën 364 civilë janë konfirmuar se janë vrarë në Ukrainë që kur trupat ruse nisen agresionin më 24 shkurt dhe 759 të tjerë u plagosën, edhe pse shifrat e vërteta janë ndoshta “dukshëm më të larta”, tha të dielën një mision monitorues i OKB-së.
Shifrat e përditësuara, në lidhje me viktimat deri më 5 mars, shtuan 13 vdekje të tjera dhe 52 të plagosur viktimave që monitoruesit nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) raportuan të shtunën.
Shumica e vrasjeve dhe plagosjeve u shkaktuan nga eksplodimet që kishin ndikim të gjerë nëpër zona, përfshirë edhe granatimet nga artileritë e rënda, thanë monitoruesit, raporton Reuters.
“OHCHR beson se shifrat reale janë dukshëm më të larta, sidomos në territorin e kontrolluar nga qeveria dhe sidomos në ditët e fundit, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku ka pasë armiqësi më intensive u vonua dhe raportet ishin ende në pritje për t’u vërtetuar”.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë