Rreth 3 mijë amerikanë i janë përgjigjur thirrjes për të shkuar vullnetarë në Ukrainë për të luftuar atje kundër Rusisë, tha një përfaqësues nga Ambasada e Ukrainës në Uashington DC për shërbimin e lajmeve të Zërit të Amerikës.
Vendet perëndimore nuk po dërgojnë trupa për të luftuar në terren në Ukrainë, por kanë dërguar armë në Ukrainë për të ndihmuar në luftën e vendit, transmeton portal arbresh.info
Perëndimi gjithashtu ka ndëshkuar me sanksione ekonomike Rusinë dhe oligarkët rusë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas kanë bërë thirrje për formimin e një “legjioni ndërkombëtar” vullnetarësh të huaj për të ndihmuar në luftim.
Disa ditë më parë, Zelensky vlerësoi se rreth 16 mijë të huaj janë paraqitur vullnetarë për të ndihmuar në luftën në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në ditën e saj të 11-të./bbc/arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...