U ndie siç ndihet njeriu mes vëllezërve.
Kështu e filloj fjalimin e tij, Kryetari i kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi pas takimit më Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Xhaferi tha se Maqedonia Veriore, do të mbështet Kosovën në çdo aplikim për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, aty ku ka drejtë vote, raporton arbresh.info
“ Ne jemi sot në mes vëllezërve dhe fqinjëve tanë të parë. Edhe kjo vazit është provë konkretet për bashkëpunimin tonë të thellë. Në raport më politiken e jashtme kemi synime të përbashkëta. Ne i mbështesim aspiratat e Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e aleancës së NATO-së dhe BE-së. Mbesim edhe më tej të përkushtuar për proceset integrues. Me Kryetarin Konjufca, bashke konstatojmë se anëtarësimi në këto dy organizata e bëjnë paqen në rajone. Do ta mbështesim Republikën e Kosovës, në të gjitha iniciativat aty ku jemi edhe anëtar më fuqi votues. Në dialogun Kosovë-Serbi, qëndrimi jonë është mbështetje e plot deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare të pranueshme për të dyja paletë”, tha Xhaferi./arbresh.info/
Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030