Fillimi i luftës në Ukrainë, ka bërë që sy e vesh të kthehen nga kjo pjesë e Kosovës.
Ura e lumit Ibër, është “monument” historik për qytetin e Mitrovicës, që vazhdon të ndajë dy komuna.
Flamujt e vendosur vetëm pak metra më lartë janë shenjë që në këtë hapsirë nuk flitet shqip.
Ndonëse lëvizja në këtë urë për automjete është e ndaluar, të vetmit që kalojnë të lirë janë pëllumbat dhe shqiptarë të paktë që vazhdojnë të jetojnë në veri, në krahasim me numrin e serbëve që jetojnë në atë pjesë.
Gafurr Avdiu, që tash e 40 vjet jeton në Mitrovicën e Veriut thotë se tashmë janë mësuar me gjendjen e tyre.
Gjendja në Ukrainë, ka rikthyer te banorët e veriut, përsëri.
“Faktikisht, gjendje gatishmëri po rrimë edhe na. Qe 40 vjet jetoj këtu, jemi mësu. Kam shku me ble mill s’kam gjetë me ble. S’bon me ba kiamet”, ka thënë ai.
Se ritmi i jetesës së banorëve shqiptar në veri, ka filluar të ndryshoj pas fillimit të luftës në Ukrainë e thotë edhe banori tjetër, Safet Mehana.
“Pak a shumë, po janë do strese, do tuta ma shumë. Shumë po ka ndikim, shkak se po duhet me ble miell, e harç”.
E Zymry Ismaili, thotë se jeta për ta ka ndryshuar që nga viti 2000.
“Ata na kanë bërë ndryshime që nga vitit 2000, na jemi 0, s’jemi mete as 3 %”, deklaroi Ismaili derisa tregon se shumë pak shqiptarë kanë mbetur në veri të vendit.
Për qetësi në këtë pjesë, vazhdojnë të kujdesen trupat e KFOR-it./V.Selimi/arbresh.info/



Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...