Katër persona kanë mbetur të vdekur pasi shtëpitë në qytetin ukrainas Zhytomyr u goditën të martën mbrëma nga një raketë lundrimi ruse që synonte me sa duket një bazë ajrore aty pranë, tha Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të brendshëm ukrainas, në kanalin e tij Telegram.
Ai tha se ndërtesat e banimit pranë bazës së Brigadës së 95-të Ajrore në Zhytomyr, 120 km në perëndim të kryeqytetit Kiev janë djegur, ndërsa pretendohet se sulmi e kishte origjinën nga Bjellorusia, shkruan Guardian, transmeton portal arbresh.info
“Deri më tani, katër persona kanë vdekur. Përfshirë një fëmijë”, tha ai./arbresh.info/
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...