Menaxheri i Chelseas, Thomas Tuchel, ishte dukshëm emocional pasi u pyet për pushtimin rus të Ukrainës dhe shpjegoi se ndihet keq duke folur për luftën, të cilën nuk e ka përjetuar kurrë.
Rusia nisi një sulm ushtarak në Ukrainën fqinje në orët e para të mëngjesit të së enjtes dhe konflikti është në vazhdim.
Pronari i Bluve, Roman Abramovich, i cili është rus, njoftoi të shtunën se “administrimi dhe kujdesi” i klubit do të jetë në duart e fondacionit bamirës të Chelsea për të ardhmen e parashikueshme.
Përpara ndeshjes së FA Cup të së mërkurës me Luton Town, Tuchel foli për shumë ngjarje.
Kur u pyet për pozicionin e Abramovich si pronar, Tuchel ndërhyri shpejt duke thënë: “Dëgjo, duhet të ndalosh. Unë nuk jam politik. Sinqerisht. Unë mund ta përsëris vetëm dhe ndihem keq ta përsëris sepse nuk kam përjetuar luftë.
“Për të folur për këtë, ndihem keq sepse jam shumë i privilegjuar. Unë ulem këtu i qetë… Unë bëj më të mirën që mundem, por ju duhet të mos më bëni më këto pyetje. Nuk kam përgjigje për ju.”
48-vjeçari dukej i frustruar në fund të fjalës së tij dhe zyrtari i shtypit i Chelseat kërkoi që pyetjet e mbetura të ishin në ndeshjen e nesërme.
Vetëm 45 minuta e ndajnë PSG-në nga gjysmëfinalja e Ligës së...
45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...