Shkup, 1 mars – Vendim për dërgimin e trupave tona në Ukrainë nuk ka dhe nuk do të ketë. Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s dhe ne si vend anëtar do t’i respektojmë dhe zbatojmë të gjitha vendimet e marra në kuadër të Aleancës, sepse jemi pjesë integrale e procesit të vendimmarrjes.
Këtë e theksoi ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska sot pas shënimit të Ditës së Batalionit të Forcave Speciale të Armatës në kazermën “Ilinden” të Shkupit. Ajo shtoi se deri më tani vendi i është bashkuar sanksioneve të vendosura nga BE-ja.
Lidhur me ndihmën ushtarake për Ukrainën, ministrja Petrovska sqaroi se bëhet fjalë për pajisje dhe armatim ushtarak në përputhje me kërkesat e autoriteteve ukrainase./Koha.mk/
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...