Perëndimi nuk duhet të ndërtojë objekte ushtarake në asnjë vend të ish-Bashkimit Sovjetik, citohet të ketë thënë të martën ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Lavrov, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve ka thënë gjithashtu se Moska e konsideronte të papranueshme që disa vende evropiane të strehonin armë bërthamore të SHBA-së dhe po merrte masa për të parandaluar Ukrainën që të merrte armë të ngjashme, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Sulmet ruse në Ukrainë kanë hyrë në ditën e gjashtë. Qindra civilë ukrainasë janë vrarë deri më tani, ndërkohë që nga bisedimet e një dite më parë, palët ukrainase dhe ruse nuk arritën në ndonjë marrëveshje. Ato janë pajtuar që të vazhdojnë bisedimet. /arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...