Një therje me thikë ka ndodhur sot në një shkollë në Prishtinë.
Si pasojë e kësaj therje ka humbur jetën një nxënës.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info, zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
”Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një rast vrasje, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF), ku dhe është konstatuar vdekja e tij. Vdekjen e viktimës R.H. mashkull 14 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/
“Shok, me siguri nesër përfundon” – mesazhi që Murseli ia dë...
Joao Pedro arrin një rekord historik në Premier League
FSK-së kryen ushtrimin 36 orësh, kadetët zhvilluan trajnim p...
Policia gjen granata dore dhe uniforma të Policisë së Kosovë...
Avokati Mishetiq: Prokuroria po mundohet t’i largojë provat ...
Naim Murseli kërkon të kontaktojë me fëmijët, kjo është përg...