Kanadaja do të furnizojë Ukrainën me armë antitank dhe municione të përmirësuara për të mbështetur luftën e saj kundër një pushtimi rus, tha të hënën kryeministri Justin Trudeau.
Ai ka theksuar se Kanada do të ndalojë importet e naftës së papërpunuar ruse, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
“Kanada do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për mbrojtjen heroike të Ukrainës kundër ushtrisë ruse,” u tha Trudeau gazetarëve në Otava. “Ne po shpallim synimin tonë për të ndaluar të gjitha importet e naftës së papërpunuar nga Rusia, një industri përmes së cilës kanë përfituar shumë Vladimir Putin dhe oligarkët e tij”.
Kanada ka dërguar armë në Ukrainë dhe ka mbështetur një sërë sanksionesh, duke përfshirë mbështetjen e heqjes së Rusisë nga sistemi SËIFT për pagesat bankare ndërkombëtare.
“Ne po ofrojmë edhe më shumë ndihmë vdekjeprurëse për Ukrainën dhe do të dërgojmë 100 sisteme të armëve antitank Carl Gustaf dhe 2000 raketa, të cilat do të punojmë për t’i dorëzuar sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Ministrja e Mbrojtjes ,Anita Anand.
Sipas Statistikave të Kanadasë, Kanada ka importuar produkte energjetike ruse me vlerë 289 milionë dollarë në vitin 2021./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...