Shkencëtarët ndërkombëtarë publikuan të shtunën dy studime të mëdha ku dilet në përfundimin se Covid-19 e pati origjinën nga tregu i Wuhan në Kinë dhe jo nga laboratori i këtij qyteti.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 vjet nga nisja e pandemisë dhe kur janë rritur shpresat se ajo po shkon drejt fundit, pyetja se si nisi gjithçka vijon të ndajë jo vetëm politikanët, por edhe ekspertët.
Njëri prej shkencëtarëve që kishte marrë pjesë në këto studime i tha Nju Jork Times se kur shikon të gjitha provat së bashku, është jashtëzakonisht e qartë pamja se pandemia filloi në tregun e kafshëve të gjalla në Wuhan.
Sipas tij është analizuar grumbullimi gjeografik i rasteve të para, afërsia e mostrave pozitive mjedisore me shitësit e kafshëve që të çon në përfundimin se ky ishte vendi i origjinës së Covid.
Studimet e publikuara së fundmi bënë bashkë shkencëtarë nga SHBA, Koreja e Jugut, Singapori, Malajzi, Australi, Britania e Madhe, Kanadaja, Holanda dhe Belgjika. Sipas Universitetit Johns Hopkins pas dy vitesh numri global i vdekjeve nga Covid është më shumë se 5.9 milionë persona./klan.al/
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...