Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë goditi ishullin indonezian të Sumatrës, duke lënë 8 të vdekur dhe 86 të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Abdul Muhari, zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive (BNPB) tha se vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja.
Muhari tha se të paktën 435 shtëpi dhe ndërtesa u dëmtuan dhe se më shumë se 6.000 persona u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi dje se një tërmet me magnitudë 6.2 është regjistruar në një thellësi prej 12 kilometrash, 66 kilometra në veriperëndim të qytetit Bukittinggi në Sumatrën perëndimore, në veri të ishullit.
Tërmete u ndjenë edhe në shtete fqinje si dhe në Singapor dhe Malajzi.
Autoritetet thanë se një rrëshqitje dheu ndodhi në rajon pas tërmetit.
Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...