Kompania shtetërore e naftës në Azerbajxhan, SOCAR, ka konfirmuar për BBC se do t’i sigurojë shërbimet e zjarrfikësve dhe ambulancës të Ukrainës me benzinë falas.
Lëvizja vjen pas një telefonate midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, transmeton portal arbresh.info
Azerbejxhani gjithashtu do të ndihmojë Ukrainën me ilaqe dhe paisje mjeksore.
Pushtimi rus i Ukrainës e ka vënë liderin azerbajxhanas në një pozitë të vështirë. Ai është i kujdesshëm ndaj Rusisë dhe nënshkroi një marrëveshje aleance me Presidentin Vladimir Putin në ditën kur ky i fundit njohu rajonet separatiste të Ukrainës javën e kaluar.
Por, ai gjithashtu ka marrëdhënie të ngushta me BE-në dhe Turqinë.
Aliyev u përball me kritika të brendshme për marrëveshjen e tij me Putinin dhe për mos shprehur hapur mbështetjen e tij ndaj Ukrainës.
Përpara pushtimit, Aliyev nënshkroi gjithashtu një marrëveshje me BE-në për të rritur furnizimet me gaz në bllok./arbresh.info/
https://twitter.com/ZelenskyyUa/status/1497638775027122179?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1497638775027122179%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.co.uk%2Fnews%2Flive%2Fworld-europe-60517447
Pesë punëtorë të kompanisë kanadeze të rrëmbyer në Meksikë g...
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin sot mbajnë protestë
SBASHK e mbështet protestën në Shkollën “Pavarësia”, bën thi...
Moti me vranësira dhe shi sot në Shqipëri
Shënohet 19-vjetori i Demonstratës së 10 shkurtit 2007, LVV ...
Moti sot i vranët e me intervale me diell