Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu i ka thënë ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov se përshkallëzimi i tensioneve ushtarake nuk i sjell dobi askujt dhe i bëri thirrje për ndalimin e operacioneve ushtarake, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga ministria, ministri Çavuşoğlu zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus.
Në bisedë Çavuşoğlu i bëri thirrje për ndalimin e operacioneve ushtarake duke theksuar se përshkallëzimi i tensioneve ushtarake nuk i sjell dobi askujt.
Çavuşoğlu ka përsëritur se nëse shprehen dëshirat, Turqia është e gatshme të organizojë negociatat që mund të zhvillohen mes Rusisë dhe Ukrainës.
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Parashikimi i motit për të premten
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së