Ajo që dukej e pamundur deri vonë ka filluar të marrë formë.
Real Madrid beson se është e mundur që ata mund të nënshkruajnë me Kylian Mbappe dhe Erling Haaland këtë verë sipas “Marca”.
Pengesa kryesore ka qenë gjithmonë fakti se, të kombinuar, të dy lojtarët do të paguheshin rreth 100 milionë euro në vit.
Isco, Gareth Bale dhe Marcelo do të largohen të gjithë nga “Santiago Bernabeu” me transferime të lira në fund të këtij sezoni, megjithatë, dhe Eden Hazard gjithashtu pritet të marrë rrugën e tij, gjë që do të krijojë më tepër hapsirë në faturën e pagave.
Në të gjithë futbollin evropian praktikisht merret si e mirëqenë që Mbappe do të shkojë në Madrid, dhe një realitet i ngjashëm po ndodh në lidhje me Haaland. Vetëm Barcelona është ende e vendosur për të marrë pjesë në betejën për nënshkrimin e tij, me Joan Laporta që thuhet se është absolutisht i fiksuar pas sulmuesit./Arbresh.info
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...