Shkruan: Blerim Reka, ish-ministër i Jashtëm
Dje Serbia refuzoi sanksionet e BE-së kundër Rusisë, për invazionin në Ukrainë. Tash tetë vite nuk i zbatoi as sanksionet për aneksimin rus të Krimesë.
Ajo dje në mbledhjen e OSBE-së në Vjenë, mbeti me Rusinë dhe satelitët e saj, edhepse përfaqësuesit e BE-së, në shenjë proteste lëshuan takimin.
Ndonëse shtet-kandidat që negocion anëtarësimin në BE, Serbia zbaton vetëm 43% të politikës së jashtme të BE-së. Përkundër kësaj, Këshilli Evropian, në samitin e fundit në dhjetorin e kaluar, shpërbleu vetëm Serbinë me hapje të kaptinave të reja negociuese!
Serbia po dëshmon se është pjesë e Unionit Euro-Aziatik, por larg Unionit Evropian.
Megjithatë mbetet e përkëdhelura e Brukselit.
Gola në KiE: Kosova me zgjedhje të besueshme dhe demokraci f...
SHBA sekuestron anije iraniane, paralajmërohen bisedime të r...
Aktakuzë ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve
Dienit Isufi, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Shpallja e aktgjykimit për rastin ”Banjska” këtë javë
BE dhe OKB: Duhen 71.4 miliardë dollarë për rindërtimin e Ga...