Kryeministri Dimitar Kovaçevski u shpreh në lidhje me stabilitetin dhe sigurinë e vendit, implikimet ekonomike nga thellimi i krizës si dhe masat që i ndërmerr qeveria për t’i amortizuar pasojat nga kriza.
“Jemi dëshmitarë të ngjarjeve jo të mira që janë larg nesh dhe që besojmë se asnjëherë nuk do të përsëriten në tokën evropiane. Agresioni rus kundër Ukrainës tashmë mori jetë dhe ne dënojmë. Kjo shkelje e të drejtës ndërkombëtare ëstë rrezik edhe për sigurinë euroatlantike. Edhe një herë theksoj se bashkërisht me aleatët kërkojmë të ndalen veprimet ushtarake. Shekulli 21 duhet të jetë shekull i dialogut dhe jo u luftërave”, u shpreh Kovaçevski.
Sipas tij, Maqedonia e Veriut është stabile dhe se deri në këtë moment nuk ka asnjë rrezik ndaj sigurisë në vend, ndërsa qeveria me vëmendje e ndjek gjendjen në Ukrainë.
“Qytetarët duhet të jenë të qetë për shkak si vend anëtarë në NATO, ne gëzojmë dhe kemi mbrojtjen më të fuqishme që e ofron aleanca më e fortë ushtarake”, tha Kovaçevski.
Ai shtoi se për shkak të gjendjes në Ukrainë, kriza energjetike dhe ekonomike thellohet.
“Qeveria nga afër i ndjek ndryshimet ekonomike botërore dhe deri tani do të veprojmë me përgjegjësi në interes të ekonomisë sonë dhe gjendjes financiare të qytetarëve”, tha Kovaçevski./Telegrafi/
“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar