Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi për një shqiptar të vrarë në Ukrainë, i cili ishte ushtar e që jetonte atje prej kohësh.
“Përveç një informacioni të fundit për një djalë që ishte në media, që ishte vrarë si person i veshur ushtar, pjesë e ushtrisë djalë shqiptar që jetonte në Ukrainë dhe ishte martuar apo bashkëjetonte me një ukrainase”, tha Rama.
Ndërkohë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, njoftoi se ka komunikuar me pesë apo gjashtë qytetarë të tjerë që jetojnë atje që kanë kërkuar ndihmë, ku theksoi se ambasadat shqiptare janë të gatshme për t’i pritur ata.
“Ka një komunitet shumë të vogël shqiptarësh të integruar atje prej shumë vitesh dhe 11 shqiptarë në organizatën e OSBE-së që janë pjesë e planit të evakuimit. Ata janë të gjithë shëndoshë e mirë dhe do të kthehen në Shqipëri, ndërkohë që pjesa tjetër kemi qenë në kontakt me 5-6 prej tyre që kanë kërkuar asistencë për të lëvizur nga Ukraina dhe u kemi sugjeruar rrugë tokësore dhe ambasadat tona janë të gatshme për t’i pritur dhe jemi në komunikim të vazhdueshme me ta”, tha Xhaçka./A2 CNN/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?