Forcat ruse prej mbrëmjes së të enjtes kanë marrë kontrollin e Çernobilit, vendi i katastrofës bërthamore të vitit 1986 dhe një zonë që mbetet radioaktive sot e kësaj dite, duke shkaktuar shqetësim të madh nga mbikëqyrësit bërthamorë ndërkombëtarë.
Profesorja Claire Corkhill, eksperte e materialeve bërthamore në Universitetin Sheffield, raporton për disa nga rreziqet që paraqesin përleshjet ushtarake nëse ndodhin pranë zonës.
“Ky nuk është një vend ku mund të fluturojnë raketat. Çernobili përmban disa objekte për mbajtjen e mbetjeve bërthamore duke përfshirë kupolën mbrojtëse që mbulon reaktorin që u dëmtua aq keq nga shpërthimi famëkeq i 1986-ës. Këto ndërtesa janë projektuar për të mbajtur materiale radioaktive brenda, por ato nuk janë të blinduara”, tha ajo.
Ekspertja shtoi se dëmtimi i këtyre strukturave nuk do të shkaktojë të njëjtën katastrofë si në 1986, por do të hidhte poshtë një punë 30 vjeçare për pastrimin e zonës dhe do të shpërndante hirin radioaktiv./A2CNN/
Haradinaj nga Gjakova: Kosova s’është mirë, duhet bërë më e ...
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it