Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, thotë se trupat bjelloruse nuk po marrin pjesë aktualisht në pushtimin rus – por mund të bëjnë nëse është e nevojshme.
Karvanet ruse kanë hyrë në Ukrainë nga Bjellorusia. Moska ka trupa në Bjellorusi për javë të tëra, gjoja për stërvitje ushtarake.
“Unë them përsëri: trupat tona nuk janë atje. Por nëse është e nevojshme, nëse është e nevojshme për Bjellorusinë dhe Rusinë, ata do ta bëjnë,” tha Lukashenko në komentet e raportuara nga agjencia shtetërore e lajmeve Belta, transmeon arbresh.info.
Bjellorusia është një aleat i vjetër i Rusisë. Analistët e përshkruajnë vendin e vogël si “shtetin klient” të Rusisë./arbresh.info/
Dukagjini e fiton Kupën e Kosovës – Berisha me supergol nga ...
Ferizaj lë fushën para fundit, protesta të lojtarëve ndaj gj...
LVV të dielën paraqet zotimet qeverisëse
Cristiano Ronaldo me dygolësh, Al Nassr më në fund e fiton t...
Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet...
Qeveria nesër mban mbledhje