Ministrja e Brendshme në Gjermani, Nancy Faeser, tha se qeveria është “jashtëzakonisht vigjilente dhe e përgatitur për efektet e kësaj lufte dhe mbi situatën e sigurisë në Gjermani dhe lëvizjet e refugjatëve në Europë”.
Ajo tha se është “në kontakt të ngushtë me qeverinë polake dhe Komisionin e BE-së për lëvizjet e mundshme të refugjatëve”, shkruan Euroëneës, transmeton portal arbresh.info
Ajo ka theksuar se “mekanizmi i koordinimit dhe mbështetjes humanitare të BE-së tashmë janë në funksion për të siguruar ndihma për vendet fqnije me Ukrainën”.
“Ne jemi të përgatitur për sulme kibernetike. Ne kemi rritur masat mbrojtëse,” tha ajo, duke shtuar se protestat dhe demonstrate në Gjermani në përkrahje të Ukrainës janë nën vëzhgim nga ana e autoriteteve. /arbresh.info/
Osmani: Pavarësisht sfidave, rruga e Kosovës drejt NATO-s dh...
Gyokeres pret më shumë gola për Arsenalin: Gjithmonë mund të...
Tre të arrestuar në Pejë pasi sulmuan një person, policia ko...
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...
Rama publikon pamjet e xhamisë së rikonstruktuar të Ballies ...
Frika nga lufta në Ballkan, Kosova më pak e shqetësuar se ve...