Berlini ndezi portën e Brandenburgut, pikën më të famshme të kryeqytetit gjerman, me ngjyrat kombëtare të Ukrainës, për të treguar solidaritetin me popullin ukrainas.
Në Paris, ngjyrat e flamurit të Ukrainës u ndezën në godinën e Bashkisë, transmeton portal arbresh.info
Berlini, i cili përfaqësonte vijën e frontit gjatë Luftës së Ftohtë deri në rënien e Murit të Berlinit në 1989, ka dërguar një sinjal të qartë për një Ukrainë të lirë dhe sovrane, thuhet në deklaratën e qeverisë.
“Ne po tregojmë solidaritetin tonë me popullin e Ukrainës, me shumë berlinezë me rrënjë ukrainase, por edhe me shumë rusë që duan paqe në Rusi dhe Ukrainë”, tha në një deklaratë kryetarja e Berlinit, Franziska Giffey./sky/arbresh.info/
Arbnor Ramadani, “Ylli i Javës” në Superligën e ...
Pëllumb Bajqinovci emërohet drejtor i Mobilitetit në Komunën...
Publikoi video në internet duke vozitur trefish më shumë se ...
Tjetër lëndim për Mendyn, humb sezonin dhe pritet operimi i ...
MINTI gjobit me 90 mijë euro KEDS-in për parregullsitë me nj...
Mbappe rikthehet në stërvitje para “El Clasicos”...